Chelsea ka fituar 2-1 kundër West Ham në derbin e Londrës dhe kryeson Premier League me 10 pikë avantazh, kur mbeten edhe 11 ndeshje nga fundi.
Skuadra kaloi në epërsi në minutën e 25 me golin e Eden Hazard, pas një kundërsulmi të frikshëm dhe kombinimit fantastik me Pedron. Golin e dytë për ekipin e Antonio Contes e realizoi sulmuesi Diego Costa, në minutën e 50 të takimit. Kurse, për West Hamin golin e vetëm e realizoi Manuel Lanzini, në minutat shtesë të takimit.
Chelsea arriti fitoren numër 21 në këtë kampionat. Skuadra e Antonio Conte kryeson kampionatin me 66 pikë, 10 më shumë se Tottenham dhe 11 pikë më shumë se Manchester City që ka luajtur një ndeshje më pak. West Ham mbetet në mes të renditjes me 33 pikë.