Chelsea ka bërë gati ofertë të re për yllin e Juventusit.
Antonio Conte nuk është dorëzuar në përpjekje për transferimin e mbrojtësit të majtë të Juventusit, Alex Sandro.
Mediat italiane raportojnë se trajneri i Chelseat ka bërë gati ofertë të re për transferimin e yllit brazilian në Stamford Bridge.
Conte është i gatshëm të paguajë deri në 70 milionë euro për blerjen e Sandros në javën e fundit të merkatos së verës.
Por, Juventus ka një plan t’i ofrojë Sandros kontratë të re në Torino me kushte të përmirësuara financiare me qëllim që lojtari të mos largohet.