INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chelsea përmbys dhe merr kreun, Xhaka shënon supergol [VIDEO]

Chelsea përmbys dhe merr kreun, Xhaka shënon supergol [VIDEO]

Publikuar më: 17:04 15-09-2018

Chelsea, ashtu si Liverpool, ka arritur të marrë fitoren e pestë në pesë javë kampionat, duke përmbysur sot shifrat në 4-1 në “Stamford Bridge” ndaj Cardiff, ku 3 gola i shënoi belgu Eden Hazard. Me këtë sukses, Blutë kryesojnë falë golaverazhit.

Një fitorje me përmbysje për “Blutë” e Maurizio Sarri-t, që kanë kaluar në disavantazh pas 16 minutash lojë falë një goli të qendërmbrojtësit Bamba. Ky ka qenë momenti i vetëm i mirë për miqtë, të cilët janë fundosur nga një Hazard në një formë të shkëlqyer.

Belgu ka shënuar tre gola (37′, 44′, 80′) dhe ka përmbysur i vetëm Cardiffin e pafat. Në minutën e 83-të ka ardhur edhe goli i Willian, që ka fiksuar shifrat në 4-1.

Në vendin e tretë të renditjes është Manchester City, që ka marrë një fitore bindëse 3-0 në shtëpi kundër Fulham. Sane ka zhbllokuar takimin në minutën e 2-të, teksa Silva (21′) dhe Sterling (47′) kanë rrumbullakosur fitoren për ekipin e Pep Guardiola.

Vazhdojnë paraqitjet e mira edhe për Arsenal-in e Unai Emery, me “Topçinjtë” që kanë regjistruar sot fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi kanë mundur 2-1 Newcastle në transfertë. Ka qenë Granit Xhaka që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 49-të të pjesës së dytë me një magji nga goditja e dënimit.

 

Mesut Ozil, në ndeshjen e tij numër 200 me londinezët, ka dyfishuar avantazhin për miqtë në të 58-ën. Në minutën e 91-të, Newcastle ka ngushtuar diferencat me Clark, i cili ka fiksuar shifrat në 1-2.

Article Logic
Execution time: 0.0049748420715332