Champions league rikthehet përsëri këtë mesjavë ku na servir një supersfidë mes Chelsea dhe Barcelonës.
Një përballje e cila ka futur në dilema të mëdha trajnerin e londinezëve për të zgjedhur formacionin që do të hedhë në fushë mbrëmjen e sotme. Blutë e Londrës do të luajnë më modulin 3-5-2, ku lojtari që ka siguruar formacionin është Eden Hazard ndërsa sulmuesi Zhiru është në avantazh ndaj Moratës. Kahill , Rydiger dhe Azpilikueta do të përbëjnë repartin e mbrojtjes ndërsa në mesfushë pritet të luajnë Alonso, Kante, Moses dhe Drinkuotër.
Barcelona do të zbresë në fushën e lojës më formacionin më të mirë të mundshëm dhe nuk ka dilema të mundshme. Messi-Suarez do të jenë në majën e sulmit të mbështetur nga Paulinjo. Iniesta, Buskets dhe Rakitiç do të jenë në mesfushë ndërsa prapavija përbëhet nga Alba, Umtiti , Pike dhe Roberto.