Kohë ndryshimesh për artisten britanike dhe nuk e kemi fjalën vetëm për lidhjen e saj me Liam Payne.
Cheryl do t’i japë fund eksperiencës së saj në X Factor për t’u përqëndruar në karrierën e saj muzikore. Kështu bukuroshja 32 vjeçare do të mbyllë punën e saj të gjatë në spektaklin muzikor, ku ishte pjesë që nga koha e formimit të One Direction, ndërsa sot është e lidhur me një prej djemve. Sipas tabloidit The Sun Cheryl i komunikoi vendimin bosit të spektaklit, Simon Cowell, duke i bërë të qarta planet e saj për t’iu përkushtuar karrierës së saj solo, ndërkohë që përgatitet për të publikuar muzikë të re.
Burime pranë saj bëjnë me dije se megjithëse ajo dhe Simon patën shumë diskutime, ishte e kotë çdo përpjekje për ta bindur që të ndryshonte mendje. Mes muzikës dhe dashurisë “së çmendur” të gjetur për Liam, nuk besojmë se i mbetet shumë kohë. Fundja, me Liam e gjeti faktorin e saj X.