Ylli i One Direction u përfol prej muajsh se po provonte të bënte një fëmijë me të dashurën e tij, këngëtaren britanike Cheryl.
Kjo i shokoi të gjithë pasi përveç faktit se 33 vjeçarja është 10 vite më e madhe se i dashuri i saj, dyshja kishte vetëm pak muaj që e kishte bërë marrëdhënien publike. Dhe tani fansat janë tërbuar pasi Liam e ndryshoi përshkrimin e tij në Twitter. Ajo çfarë ai ka shkruar është “mashkulli më fatlum në botë”. Kaq mjaftoi për të dërguar të gjithë internetin në histeri, pasi dihet mirë se çfarë do të thotë kjo. Të gjithë janë në një mendje, që artistja bukuroshe ka ngelur shtatzanë me këngëtarin 23 vjeçar. Të jetë e vërtetë vallë?