Nuk është sekret dashuria e këngëtares britanike Cheryl për tatuazhet, dhe së fundmi as ajo për Liam Payne.
Bukuroshja 32 vjeçare është ulur dhe një herë në karriken e tatuatorit për të vizatuar një zemër të vogël të kuqe në gishtin e saj të dorës, e cila më shumë se e rastësishme, duket si një dedikim. Veçanërisht pas deklaratave të fundit të producentit britanik që krijoi grupin One Direction 6 vjet më parë duke bashkuar djemtë.
Pasi tregoi se ka drekuar me çifti, ai deklaroi se Cheryl dhe Liam janë çmendurisht të dashuruar pas njëri-tjetrit. Kjo i vë shkelmin dhe fjalëve se artistja e hitit “Parachute” ishte lidhur me yllin e One Direction vetëm për publicitet. Se për sa do vazhdojë pastaj, ky është një diskutim tjetër, pasi ky nuk është tatuazhi i parë për Cheryl, e jo më ndarja e parë nga një “lidhje e çmendur dashurie”.