INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Choker Crystal’, aksesori i përkryer për të bërë veshjet tuaja të shkëlqejnë këtë sezon

‘Choker Crystal’, aksesori i përkryer për të bërë veshjet tuaja të shkëlqejnë këtë sezon

Publikuar më: 16:47 07-05-2018

Kjo pranverë dhe verë do të jetë për të gjithë adhuruesit e varseve të quajtura ndryshe ‘chokers’. Për shumë sezone me radhë ato kanë qenë një trend i padiskuteshëm. ‘Chokers’ ishin trendi i momentit në vitet ’90, por mesa duket stilistët vendosën që t’i kthenin sërish në modë në koleksionin e pranverës së këtij viti, por në një dimension tjetër dhe më moderne.

Varëset rreth qafës, të quajtura ndryshe “choker”, do të jenë një ndër aksesorët më në modë edhe për këtë sezon pranverë-verë 2018. Ato kanë qenë në modë para shumë kohësh por kohët e fundit janë rikthyer edhe më fuqishëm me modele dhe forma të ndryshme.

Sivjet do të mund t’i shohim ‘chokers’ me plot shkëlqim pasi ‘sparkle’ është kryefjala për pranverë/verë 2018.

‘Choker Crystal’ është aksesori i përkryer për të bërë veshjet tuaja të shkëlqejnë këtë sezon.

Ato mund t’i përdorni teksa vishni një fustan të zi kaq të veçantë siç na e tregoi edhe modelja e njohur Gigi Hadid dhe këngëtarja Dua Lipa. Gjithashtu ‘choker crystal’ pushtuan edhe sfilatat e modës.

 Kështu që as ne nuk duhet të humbasim këtë trend, por përkundrazi duhet ta përqafojmë sa më shpejt sepse do t’i japë padyshim pamjes sonë një shkëlqim.

Një aksesor ‘must-have’ për këtë sezon vajza. Frymëzohuni më shumë tani duke parë fotot më poshtë.

 

GettyImages-537966530-633x845.jpg

GettyImages-844181088-564x845.jpg

 

Image00003-2-845x563.jpg

 

crystal-choker_00001-563x845.jpg

 

GettyImages-943568476-563x845.jpg

 

GettyImages-950508332-563x845.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271