Chris Brown duket se ka një tërheqje ndaj këngëtareve shqiptare.
Ai ka bashkëpunuar me Rita Orën si dhe ndjek në Instagram , Baby G-në të cilës herë pas here i pëlqen edhe fotot. Ndërsa flitet se me Rita Orën ka patur edhe flirt pëveç bashkëpunimit. Madje në njërën prej fotove të postuar së fundmi nga Rita, ai i lë një koment pikant.
E veshur me rroba banjo dhe me përshkrimin ;run the roads’ (sundoj rrugët), Rita duket mjaft seki. Jo më kot Chris i komenton duke shkruar ‘Penggal’ që në gjuhën e slang- eve përshkruan diçka të nxehtë që duket mirë. Duhet të kujtojmë që kjo nuk ëhstë hera e para kur Rita Ora dhe Chris Brown përfliten për romancë mes tyre. Këtë e përforcojnë edhe më shumë komente të tilla.