INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chris Brown nuk heq dorë,  i vihet nga pas Karrueche-s [FOTO]

Chris Brown nuk heq dorë, i vihet nga pas Karrueche-s [FOTO]

Publikuar më: 19:11 14-07-2016

Shpesh një lidhje e përfunduar quhet kapitull i mbyllur, por për Chris Brown nuk funksionon kështu.

Edhe pse u duk se Rihanna ishte dashuria e vetme dhe e vërtetë e reperit,  siç duket, ky i fundit  po përpiqet të ndezë një “flakë” të vjetër dhe ajo nuk është Rihanna. Prej disa ditësh ai pëlqen dhe komenton  fotot e ish të dashurës, Karrueche dhe kjo  duket se është mënyra e tij për t’i kërkuar brunes bukuroshe që të rikthehen sërish bashkë. Kujtojmë që lidhja e Chris me Karrueche mori fund kur modelja mësoi se ai do të bëhej baba pas një “one night stand-i” që këngëtari kishte patur me një  femër tjetër.

Edhe pse u tha se gjithçka kishte ndodhur gjatë një nate në klub kur ai ndodhej në gjendje të dehur, Karueche nuk mundi  t’ia falte. Krahas “shokut” të fillimit, tani Chris po familjarizohet ditë pas dite me rolin e babait, por nuk e fsheh që i mungon modelja “petite” dhe ikonat si të mjaltit apo bombës që ai lë përbri fotove të saj, duket sikur ulërasin “rikthehu”.

 

Tashmë mbetet për t’u parë sa do të jetë e interesuar Karrueche për t’u rikthyer në krahët e Chris Brown.

Article Logic
Execution time: 0.003842830657959