IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Chris Brown akuzohet për kërcënim me armë, i bën “diss” policisë [FOTO / VIDEO]

Chris Brown akuzohet për kërcënim me armë, i bën “diss” policisë [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 19:52 30-08-2016

Kudo që të jetë Chris Brown, e ndjekin telashet nga prapa. Ky i rradhës është me të vertetë serioz, pasi reperi akuzohet se ka kërcënuar një grua me armë mëngjesin e 30 gushtit.

Gruaja e cila mendohet të jetë aktore, ka telefonuar 911-ën, policinë, dhe këta të fundit menjëherë kanë shkuar pranë shtëpisë së Chris në Tarzana LA, ku këngëtari ka hedhur një çantë në të cilën ishte një armë dhe drogë, e duke u thënë oficerëve të policisë “hajde më kapni”.

Policia ka rrethuar shtëpinë e tij 4 milion dollarëshe dhe po pret një urdhër hyrje në banesë, pasi Breezy nuk ua ka hapur derën.

 

I lodhur nga kjo situatë, Brown ka postuar një video në Instagram, ku thotë se sapo është zgjuar me tingujt e helikopterëve mbi shtëpinë e tij, dhe se është shumë i lodhur për të bashkëpunuar me policinë. Nuk e dimë se si do t’i shkojë halli kësaj pune, por Chris duket me të vertetë në telashe. 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111