Është e vështirë për Chris Brown të lërë pas të kaluarën.
Ashtu siç ndodhi dikur me Rihanna-n, tanimë po ndodh me Karrueche Tran. Këngëtari 26-vjeçar dëshiron të kthehet sërisht në krahët e modeles, dhe këtë gjë e ka treguar hapur në një remiks të këngës "Back To Sleep" në bashkëpunim me Zayn Malik dhe Usher. "Ku ke qenë, ka kaluar një vit" ka nisur vargjet e tij Brown ku përvecse ka shprehur se ndjen mungesën e saj, i ka kërkuar asaj falje për të gjtha herët që e ka tradhëtuar. Dhe si për të hequr të gjitha dyshimet se mos ndoshta nuk bëhej fjalë për Karrueche Tran, këngëtari e ka mbyllur strofën duke përmendur emrin e kësaj të fundit. Kujtojmë që çifti u ndanë në marsin e vitit të kaluar, kohë kur Chris Brown mori vesh se ishte babai i një vajze të vogël!