INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chris Brown këshillon Justin si ta rikthejë Selenën [FOTO]

Chris Brown këshillon Justin si ta rikthejë Selenën [FOTO]

Publikuar më: 11:38 13-05-2016

E gjithë historia e afeksionit të tepruar në publik mes Selena Gomez dhe Orlando Bloom, e ka një të lënduar dhe ai është sigurisht, Justin Bieber.

Ai që është tashmë veçse një “ish” nuk arrin ta pranojë këtë dhe duket se po e vuan shumë xhelozinë. Por në gjithë këtë situatë të vështirë, është dikush që ka vendosur t’i qëndrojë në krah me këshillat e tij nga përvoja me femrat. Dhe nëse është dikush që e di sesi mund ta kthesh një femër, ai është Chris Brown.

Ky i fundit i ka thënë mikut të tij që të mos bjerë “pre” e lojës së afrimitetit të tyre. Ai i ka shpjeguar gjithashtu se  Selena thjesht po përpiqet ta bëjë xheloz sepse vazhdon të jetë vërtet e dashuruar me Justin. Ajo thjesht po kërkon vëmendjen e këtij të fundit.  Sipas një burimi të sigurt, Chris i ka thënë Bieber se këto foto nuk do të thonë asgjë dhe se kurrsesi nuk duhet të jetë ai i pari që e telefonon Selenën sepse ai që telefonon i pari, humbet. Edhe pse Justin është vërtet i mërzitur për këtë fakt, Chris i ka sugjeruar që t’ua vërë veshin këshillave të tij dhe ta injorojë situatën. A do ta bëjë këtë Justin? 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223