INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chris Brown e tradhëtojnë nervat, dhunon fansin në koncert [FOTO / VIDEO]

Chris Brown e tradhëtojnë nervat, dhunon fansin në koncert [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 13:14 05-06-2016

Chris Brown është një ndër të famshmit më problematik, pasi është impulsiv, nuk e mbajnë nervat dhe përfshihet në skandale dhune. Sigurisht që iu kujtohet rasti ku ai dhunoi fizikisht ish të dashurën e tij, Rihanna. Mirëpo skandali i tij i rradhës ka ndodhur në një koncert që reperi 27 vjeçar ka mbajtur në Kanë me 18 maj.

Ashtu si duket nga videoja, Chris Brown-in e tradhëtojnë nervat dhe ka goditur me shkelm në kokë, Malek Mokranin, një nga fansat e tij.

I dëmtuari tashmë kërkon drejtësi dhe tregon se pas ngjarjes përfundoi në spital me dëmtime në kokë dhe qafë. Ndërkohë Chris ka deklaruar në rrjetet sociale se Malek ishte një punonjës sigurie që e sulmoi atë kështu që stafi i tij u detyrua të menaxhonte situatën.

Article Logic
Execution time: 0.0044851303100586