Dashuria e tyre na ngjan me “Romen dhe Julietën” të kohërave moderne.
Një dashuri e cila vazhdon t’i rezistojë edhe ndarjes së tyre pas kaq kohësh.
Madje aq e madhe është dashuria e Chris Brown-it për Rihannën sa ai nuk shqetësohet fare për lidhjen e saj me Drake sepse mendon akoma se Riri do të jetë gruaja e tij e ardhshme.
Këtë e pohojnë edhe burime të sigurta afër Chris të cilët thonë se ai mendon se Rihanna është një femër materialiste dhe do të martohet me njeriun e ëndrrave të saj i cili mund të jetë pikërisht ai. Edhe pse Rihanna duket se ka gjetur dashurinë në krahët e ish-it, Drake, Chris përsëri është shumë optimisht, madje është i bindur se ata mund të bashkohen përsëri dhe Riri të jetë gruaja e tij e ardhshme.