INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chris Brown flet për herë të parë publikisht pas arrestit [VIDEO]

Chris Brown flet për herë të parë publikisht pas arrestit [VIDEO]

Publikuar më: 10:05 01-09-2016

Chris Brown flet për herë të parë që pas arrestit, kur u mor nga shtëpia e tij në pranga si një kriminel i zakonshëm.

Në një video të postuar në Instagram ai ka dashur tu drejtohet personalisht fansave, megjithëse nuk është se tregoi shumë. Ai tha thjesht që të gjitha këto janë budallallëqe, dhe thjesht do të kthejë faqen tjetër dhe të publikojë sërish muzikë. Në këtë mënyrë duket se artisti i rrymës RnB është përpjekur ta lërë këtë ngjarje në të shkuarën me shpresën që të harrohet sa më shpejt. Kujtojmë se Chris u arrestua pasi i drejtoi një armë zjarri të ftuarës në shtëpinë e tij, ndërsa u lirua me kusht për shumën e 250 mijë dollarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596