Karrueche Tran është shprehur e vendosur për të mbajtur një qëndrim kundër ish-të dashurit të saj, Chris Brown. Pas paraqitjes së një kërkese për një masë sigurie kufizuese muajin e kaluar, duke pretenduar se reperi i njohur ka abuzuar dhe e ka kërcënuar atë, tashmë ajo mendon ta kthejë në të përhershme këtë masë. Karrueche është gati ti rrëfejë gjyqtarit se ai është treguar i dhunshëm me të, njësoj si me Rihanna-n.
Seanca gjyqësore është caktuar ditën e enjte me 9 mars, dhe TMZ raporton se ajo do të kërkojë një udhër të përhershëm kufizimi, ku dëshiron që ai të rrijë larg prej saj për tre vjet, ose të shkojë në burg. Me dokumentat e paraqitura me 17 shkurt, Karrueche ka pretenduar se ai e ka grushtuar në stomak dhe e ka hedhur poshtë shkallëve, si dhe e ka kërcënuar. Tani ajo po shpreson për një masë sigurie më kufizuese.