INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chris Brown iu përgjigjet për herë të parë atyre që e kanë akuzuar për kaq kohë [FOTO]

Chris Brown iu përgjigjet për herë të parë atyre që e kanë akuzuar për kaq kohë [FOTO]

Publikuar më: 16:40 05-10-2016

Ai është vërtet një nga reperat më të suksesshëm, por kjo ka edhe anën tjetër të mdedaljes.

Imazhi i Chris Brown u rrënua pasi ai abuzoi fizikisht me ish të dashurën, Rihanna. Që atëherë reperi është përballur edhe me një seri akuzash të tjera. Mjafton të përmendim të fundit, ku u  akuzua nga një vajzë se  kishte ushtruar dhunë ndaj saj apo edhe faktin që është bërë baba i një vajze nga një natë e pakujdesshme ku e kishte tepruar me alkolin. Natë kjo që i kushtoi edhe fundin e lidhjes me të dashurën Karrueche.  Por duket se për Brown kupa u mbush. Ndaj ai vetëm para pak minutash ka reaguar me një status  shoqëruar me një foto bashkë me vajzën e tij Royalty ku iu ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që e kanë akuzuar apo edhe atyre që e ofendojnë.

“Unë jam i lumtur që kam marrë përgjegjësinë për të qenë një baba dhe kjo “grua e vogël” më jep forcë, dashuri të pakushtëzuar dhe mbi të gjitha një Qëllim. Njerëz injorantë më etiketojnë si homofobik, keqtrajtues femrash dhe krijues telashesh. Unë kam qenë deri në ferr, në burg dhe përsëri jam rikthyer. Nuk lejoj askënd të më rrëzojë”, ka përfunduar Chris.

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383