INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chris Brown ka një surprizë për fansat shqiptarë më 8 korrik  [FOTO]

Chris Brown ka një surprizë për fansat shqiptarë më 8 korrik [FOTO]

Publikuar më: 14:12 15-06-2016

Nëse deri dje i kishit dëgjuar këngët e tij vetëm në kufje apo në ndonjë club, tani është momenti që t'i dëgjoni live.

Chris Brown i ka surprizuar fansat shqiptarë me postimin e fundit në Instagram. Aty ai ka bërë publike  datat e koncerteve të turit të tij veror nëpër Europë. "One Hell Of a Nite”mban emrin ky tur i cili ka startuar në datën 22 maj dhe zgjat deri me 15 qershor. Dhe për të shuar kureshtjen e të gjithë fansave të tij shqiptarë, autori i shumë hiteve  do të jetë i pranishëm në njërin prej clubeve më të rinj që do të hapet në Durrës, në datën  8 korrik.  Shikim dhe dëgjim të këndshëm atyre që do të arrijnë të sigurojnë bileta për këtë event.

Article Logic
Execution time: 0.004709005355835