INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chris Brown, një shembull i keq për vajzën e tij

Chris Brown, një shembull i keq për vajzën e tij

Publikuar më: 13:37 31-01-2016

Nia Guzman, mamaja e vajzës së këngëtarit, ka ngritur akuza kundër tij.

Sipas Guzman për tmz.com, ai është një shembull i keq për fëmijën e tyre. Vajza 1-vjeçare, Royalty ka hasur probleme me shëndetin duke zhvilluar kështu astmën, pasi Chris Brown e mban atë në një ambient ku konsumohet hashash dhe pihet cigare. Nia pohon se pas çdo vizite tek i ati i saj, e bija mban erë duhani. E shqetësuar për këtë fakt ajo kërkon që të reduktohen vizitat e Royalty tek babi i saj ose Chris të punësojë një dado që të kujdeset për të bijën e tyre.
Guzman, gjithashtu, i kërkon gjykatësit që Brown t’iu nënshtrohet testeve të drogës si dhe të mos konsumojë asgjë të dëmshme në prani të Royalty.
Shpresojmë që Chris të veprojë ashtu siç duhet me vajzën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.003713846206665