Kanë kaluar gati 10 vite që nga arrestimi i Chris Brown ndaj sulmit fizik të ish të dashurës së tij Rihanna. Kjo ngjarje e tmerrshme që shokoi opinionin publik u bë kryefjala e portaleve rozë dhe që nga ajo kohë problemet për këngëtarin e famshëm vetëm janë shtuar.
Rihanna dhe Brown kanë qenë në një marrëdhënie të ndërlikuar deri në vitin 2013 më pas nuk janë parë apo përfolur se janë duke u shoqëruar me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e kaluar, Chris lë një koment në foton ku këngëtarja shfaqet me të brendshme për të promovuar koleksionin e fundit të “SAVAGE X FENTY” dhe fansat nuk janë aspak të lumtur.
Mjaftoi vetëm një koment me ’emoji’ që fansat të nisin të kërcënojnë 29-vjeçarin. “Qëndro larg Rihannas, vetëm qëndro larg” ,-kanë shkruar disa komentues të cilët më pas e kanë shpërndarë këtë thirrje në të gjitha platformat sociale.