Chris Brown-it i ka ardhur në majë të hundës me sherrin e këngëtarëve më të përfolur për momentin, Kanye West dhe Taylor Swift.
Ai i ka kritikuar ata duke thënë se po sillen si fëmijë dhe se në vend të kësaj, do të ishte më mirë “ta qepnin gojën dhe të bënin muzikë”
Swift vazhdon të jetë e mërzitur për faktin që Kanye e ka quajtur “that bitch” në këngë dhe pas publikimit nga Kim të bisedës telefonike ku të dy artistët po diskutonin për këngën, ajo pretendon se nuk ka qenë në dijeni të tekstit të plotë të saj.
Vetë Chris është një nga personazhet, imazhi i të cilit është përdorur në videon kontraverse ,“Famous”, të Kanye. Por në dallim nga Swift, ai e ka pritur gjithçka me shumë sportivitet.
Këngëtari ka vijuar duke thënë se nuk ishte e nevojshme që dikush t’i bënte diss dikujt për të qenë i suksesshëm dhe se tek artistët nuk kishte më bërthamë por vetëm sipërfaqe. “Unë thjesht dua të shikoj gjëra që ia vlejnë nga artistët” kanë qenë fjalët e Brown.