Kur Chris Brown është i zemëruar diçka e pahijshme do të ndodhë. Pas arrestimit të shumëpërfolur para disa ditësh, këngëtari na surprizon me “skandalet” e rradhës. Reperin 27 vjeçar e kanë tradhëtuar nervat, si shpesh herë jemi mësuar ta shikojmë, dhe ka debatuar keq fare me një spektator në Los Angeles, pasi po qeshte dhe qëndronte i ulur teksa këndohej himni amerikan mbrëmjen e së dielës, gjatë një ndeshje bamirësie basketballi.
Brown u largua dy herë, por u kthye përsëri për të vazhduar argumentet me shikuesin. U desh ndërhyrja e policisë që situata mos të degjeneronte në dhunë dhe ndeshja të fillonte normalisht.
Ndërkohë që është e paqartë se çfarë po thonin Chris dhe kundërshtari i tij, për shkak të muzikës me zë të lartë, një polic mund të dëgjohet duke thënë: " Nuk dua të ia di kush është, bëni gjënë e duhur”.