INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chris Brown person i padëshiruar në Japoni!

Chris Brown person i padëshiruar në Japoni!

Publikuar më: 19:59 22-09-2016

Japonia nuk e do Chris Brown!

Koncertet e Chris Brown në Japoni rrezikojnë të mos zhvillohen pasi zyrtarët japonezë i kanë mohuar aplikimin e tij për të hyrë në shtetin aziatik me vizë punë. E gjitha kjo për shkak të problemeve të fundit me ligjin, ku ai u arrestua pasi kërcenoi me armë një grua. Reperi doli nga burgu kundrejt lirimit me kusht për një shifër prej 250.000$ por është ende nën hetim, dhe mesa duket Japonia nuk i mirëpret personat me precedent kriminal. I tillë është reagimi i një zyrtari nga konsullata japoneze, i cili është shprehur për TMZ, se Japonia ka zero tolerancë ndaj personave që kanë një të shkuar kriminale. Një problem i ngjashëm i ka ndodhur edhe më parë Breezy-t në Australi, lidhur me rastin e dhunës ndaj Rihanna.

Mirëpo një burim i afërt pranë këngëtarit ka thënë për sajtin TMZ se Chris mund të riaplikojë edhe një herë para datave të koncerteve të tij, që supozohet të mbahen me 26 dhe 27 shtator.

Article Logic
Execution time: 0.0049729347229004