Chris Brown është rrëfyer plotësisht mbi natën famëkeqe kur rrahu brutalisht ish të dashurën e tij Rihanna në vitin 2009.
Artisti 28 vjeçar tregoi gjithçka në një video të shkëputur nga dokumentari i tij “Chris Broën: Ëelcome To My Life”. Ai shpjegoi se gjithçka mori për keq në momentin kur ai i rrëfeu bukuroshes nga Barbadosi se e kishte tradhëtuar me një femër tjetër. Chris tregoi se kjo gjë e shokoi këngëtaren 29 vjeçare duke shkaktuar që marrëdhënia e tyre të bëhej e dhunshme. Brown vazhdoi duke thënë se ata janë treguar për një kohë të gjatë të dhunshëm me njëri-tjetrin, duke arritur shpeshherë në pikën ku pyesnin veten se çfarë po bënin. Me fjalë të tjera, një marrëdhënie vërtetë shkatërrimtare.