Problemet nuk kanë të mbaruar për Chris Brown.
Duket sikur çdo ditë e re sjell një problem të ri. Kësaj here policia ka vizituar shtëpinë e reperit me kërkesë të nënës së vajzës së tij, Nia Guzman. Nia pretendon se vajza, Royalty, nuk është e sigurtë në shtëpinë e të atit Brown, ndaj dhe i ka kërkuar policisë dhe sherbimeve sociale ta vizitojnë për t'u siguruar për mirëqënien e saj. Gjithë kjo situatë vjen pas përplasjes që Brown pati me një të ftuar në shtëpinë e tij, teksa i drejtoi asaj armën duke e kërcënuar për jetën. Mësohet nga TMZ se Brown ka bërë rezistencë dhe nuk i ka lënë policinë dhe shërbimet sociale të hyjnë menjëherë në shtëpinë e tij!