Chris Brown ka sjellë këngën e fundit si një surprizë për fansat pasi nuk i kishte paralajmëruar për publikimin e saj.
“Keep You in Mind” mban titullin kënga në bashkëpunim me Bryson Tiller të cilën Brown e postoi në Soundcloud-in e tij.
27 vjeçari, pas arrestimit të tij të fundit pasi që u akuzua se kishte sulmuar me armë një femër, mori pjesë në një mbrëmje bamirësie . Por pasi kjo histori u tërhoq nga gjykata, u harrua edhe nga mediat. Tashmë Breezy është fokusuar vetëm tek karriera e tij, me projekte të reja muzikore të cilat do t’i mbani gjatë në mendje.