Dashuria e tyre i ngjan asaj të Romeos dhe Zhulietës në kohërat moderne.
Çifti simpatik Rihanna dhe Chris Brown edhe pse nuk janë më bashkë prej vitesh, sërish vazhdojnë të përfliten si një dyshe e dikurshme. Pas tentativave pa sukses për t’u rikthyer bashkë, ata kanë vazhduar jetët e tyre. Kështu, Rihanna aktualisht përveç klipeve dhe këngëve të reja është e angazghuar edhe me turin koncertor bashkë me Drake.
Ndërkohë nga ana tjetër Chris Brown vazhdon të tërheqë vëmëndjen e 28 vjeçares me mënyrat e tij. Ai mbrëmë ka postuar një foto Rita Orës në profilin e tij në Instagram ku krahas saj ka shkruar edhe emrin e firmës që e vesh Brown-in “Blackpyramidofficial”.
Dihet tashmë se marrëdhënia Rita-Rihanna nuk është aq miqësore sa duket ashtu siç dihet edhe që reperi amerikan dhe këngëtarja shqiptare u përfolën për një lidhje pas bashkëpunimit “Body On Me” edhe pse ajo nuk u bë kurrë publike.