INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chris Rock hedh baltë mbi Selena Gomez [FOTO]

Chris Rock hedh baltë mbi Selena Gomez [FOTO]

Publikuar më: 11:41 10-06-2016

Chris Rock mund të jetë një komedian i suksesshëm, por humori i tij jo gjithmonë pëlqehet.

Me apo pa shaka, aktori 51-vjeçar ka krahasuar Selena Gomez me Beyonce duke treguar se Gomez është në fakt versioni i Queen Bey për njerëzit e varfer. Një krahasim të tillë, Rock e ka bërë duke postuar një foto 'meme' në Twitter ku shfaqej Selena në skenë me një kostum ngjyrë gold të ngjashëm me një veshje të mëparshme të Beyonce, me mbishkrimin "kur e blen biletën për tour-in Formation në craiglist". Sigurisht një gjest si ky fansat e Selena Gomez nuk e kanë pritur aspak mirë, dhe menjëherë i janë kundërpërgjigjur Chris Rock duke i thënë se është e turpshme që një burrë në meso-moshë ofendon një artiste të re vetëm për t'u ndjerë mirë me veten! 

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822