Nëse mendonit se fundjava juaj ishte perfekte, prisni të merrni vesh mbi atë të Chrissy Teigen dhe John Legend.
“Aty ku nisi gjithçka” kështu e ka përshkruar Teigen udhëtimin e saj në liqenin Como. Supermodelja dhe bashkëshorti, këngëtari i njohur, kanë vendosur të kalojnë disa ditë pushime në vendin e tyre të preferuar, në Itali. Përmes një foto selfie në Instagramin e 30-vjeçares, zbuluam se çifti i famshëm kanë udhetuar përgjatë fundjavës drejt vendit romantik ku u takuan në vitin 2007-të dhe ku më vonë në vitin 2013-të lidhën kurorë. E veçanta e këtij udhëtimi është se kësaj here bashkë me ta ishte edhe vogelushja e tyre pak muajshe Luna Simone Stephens!