Ishte një mbrëmje për këngëtarët, por spektaklin më të madh e dhuroi Chrissy Teigen.
Bashkëshortja bukuroshe e John Legend fitoi çmimin për fustanin që nxorri më shumë “lëkurë” në pah në American Music Awards, pasi veshja e saj mbulonte vetëm pjesët më të pafajshme. Dhe si pasojë e vuri John Legend në silket përpara të gjithëve, i cili kaloi po aq kohë duke performuar në skenë sa duke i rregulluar veshjen mamasë së fëmijës së tij. Chrissy ishte më shumë se thjesht përvëluese kur vuajti një “keqfunksiom garderobe” të paralajmëruar, duke mos i lënë aspak vend imagjinatës. Si të mos mjaftonte fakti se fustani i saj hapej pikërisht aty ku duhej të mbulonte (në mes të këmbëve!), modelja 30 vjeçare nuk kishte veshur as mbathje. Rezultatin e merrni me mend vetë, por edhe në qoftë se nuk e merrni dot, shihni fotot!