INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Christian Panucci: Luftuam si shqiptarë të vërtetë, me Spanjën dhe Italinë do tentojmë të ndryshojmë historinë

Christian Panucci: Luftuam si shqiptarë të vërtetë, me Spanjën dhe Italinë do tentojmë të ndryshojmë historinë

Publikuar më: 21:59 05-09-2017

Pas përfundimit të ndeshjes, i pari që u drejtua për deklaratë ishte trajneri italian Christian Panucci. Trajneri i Shqipërisë analizoi ndeshjen duke e nisur nga pjesa e parë ku theksoi se nuk luajtëm mirë dhe më pas tha se me rastin e Sadikut mund të mbyllnin ndeshjen.

“Nuk jam i kënaqur për pjesën e parë të ndeshjes, pasi nuk luajtëm shumë futboll. Në pjesën e dytë krijuam raste dhe me Sadikun mund ta kishim mbyllur nëse do të shënonte.

 Ndërsa më pas u përmbys dhe mund të kishim pësuar dhe të kishim humbur ndeshjen.

 Kemi luftuar si shqiptarë të vërtetë. Në minutat e fundit të ndeshjes lojtarët vuajtën në aspektin fizik, pasi 4-5 lojtarë nuk ishin në gjendje që të përballonin ndeshjen.

 Dy ndeshjet e mbetura, Spanja dhe Italia janë dy ndeshje të bukura, do të provojmë të ndryshojmë historinë” deklaroi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721