Trajneri i kombetares Panucci pwrfundon përsëri në gjykatë, por këtë herë si dëshmitar. Gjyqi është hapur ndaj një shtetasi italian, Alesio Çicero, i cili në vitin 2011 në Maldive, vodhi disa foto të Françesko Totit dhe Ilari Blazit të shkrepura ndërsa ishin me pushime dhe më pas ua shiti gazetave gossip në Itali.Panuçi, i cili kishte qenë në atë kohë me pushime në të njëjtin vend turistik, kishte qenë në dijeni të fakteve pasi i njihte të gjithë palët e përfshira.
Kështu qw tekniku I kombwtares ishte ftuar që të dëshmonte në gjyq, por nuk është paraqitur në sallën e gjykatës. Kjo ka bërë që gjykata ta gjobisë me 250 euro trajnerin e Shqipërisë dhe të kërkojë që të paraqitet në seancën e radhës për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve si dëshmitar para drejtësisë