Christina Aguilera ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Change” si një dedikim për viktimat e tragjedisë së Orlandos.
35 vjeçarja ka dhuruar 100% të të ardhurave të këngës, për tre muajt e ardhshëm, Fondit Kombëtar nga ku do të përfitojnë viktimat e tragjedisë së Orlandos si dhe familjarët e tyre. “ Tragjedia e tmerrshme që ka ndodhur në Orlando vazhdon të peshojnë rëndë në mendjen time . Unë kam dërguar shumë lutje për viktimat dhe familjet e tyre. Ashtu si shumë të tjerë, edhe unë dua që të jap kontributin tim për ta ndryshuar botën. Ne duhet ta bëjmë botën një vend të paqtë ku njerëzit ta duan njëri-tjetrin”, tha ajo.
Gjithashtu këngëtarja ka një deklaratë në faqen e saj zyrtare; “Ne jetojmë në një kohë diversiteti, në një kohë me mundësi të pafundme, në një kohë ku të shprehësh vetveten është diçka e lirë. Dhe unë pyes se si këta njerëz mund të mbajnë aq shumë urrejtje në vetvete? Por edhe pse të mbushur me trishtim, unë ende mendoj se mes njerëzve ka ende dashuri sepse siç mësohet të urrehet ashtu edhe mësohet të dashurohet”, ka mbyllur me këto fjalë fjalim e saj këngëtarja.