Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Christina Aguilera ka pranuar se “bosët e televizionit”, janë përpjekur për të përfituar prej saj gjatë viteve të adoleshencës, kur ajo shkonte në audicione.
Ajo e fitoi famën kur ishte 19-vjeç me hitin “ Genie In A Bottle”, por përpara ka përjetuar momente të pakëndshme për te fituar rolet e saj në TV. Ajo ka shtuar se përvojat e çuditshme të saj e kanë bërë më të fortë dhe asnjëherë nuk e ka dashur të lejonte një mashkull të vendoste, si duhej të vishej, si të fliste dhe si të jepte një opinion. Kujtojmë që rolin e parë të saj në televizion, ajo e ka pasur në moshën 12-vjeçare, kur ishte pjesëtare në Disney Channel’s Mickey Mouse Club.