Avokati 50-vjeçar Christopher Wray është kreu i ri i FBI-së.
Senati miratoi emërimin e Donald Trump me shumicë votash 92-5. Wray do të marrë frenat e agjencisë, por sidomos hetimeve mbi rolin e Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Trump e emëroi Wray-n pasi shkarkoi në mënyrë të bujshme ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, në maj. Shefi i ri i FBI-së konsiderohet në Uashington si një jurist i pavarur. Ai ka shërbyer si Ndihmësprokuror i Përgjithshëm në krye të Divizionit të Krimeve në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës Bush.
Por, gëzon mbështetjen edhe të demokratëve si ish-Prokurori i Përgjithshëm i administratës Obama, Eric Holder.