INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
CIA bën publik emrin e personit që urdhëroi vrasjen e gazetarit

CIA bën publik emrin e personit që urdhëroi vrasjen e gazetarit

Publikuar më: 09:26 17-11-2018

Shërbimi i Inteligjencës Amerikane (CIA),  ka arritur në përfundimin se Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman personalisht urdhëroi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, pavarësisht nga mohimet e qeverisë saudite. Një zyrtar i lartë i SHBA-ve i tha CNN të premten se përfundimi bazohet në një regjistrim të dhënë nga qeveria turke dhe prova të tjera, duke përfshirë edhe inteligjencën amerikane. “Hetuesit gjithashtu besojnë se një operacion i tillë si ai që përfundoi në vdekjen e Khashoggi nuk do të kishte ndodhur pa djeninë e bin Salman duke marrë parasysh kontrollin e tij ndaj qeverisë”, tha zyrtari i lartë i SHBA.

princi.jpg

Arabia Saudite i ka quajtur pretendimet false dhe insiston se princi i kurorës nuk ka qenë në dijeni për planet e vrasjes. Një zëdhënëse e ambasadës saudite tha në një deklaratë se "pretendimet e supozuara janë të rreme. Ne vazhdojmë të dëgjojmë teori të ndryshme që nuk kanë bazë parësore për këto spekulime"-tha ajo. Gazetari u vra në konsullatën arabe në Stamboll, më 2 tetor. Trupi i tij nuk është gjendur ende. Turqia këmbëngul se urdhri për vrasjen e tij ka ardhur nga nivelet më të larta arabe, madje ka bërë edhe një listë me të dyshuar. “Washington Post”, për të cilën punonte Khashoggi thotë se konkluzionet e CIA-s bazohen kryesisht në një telefonatë që vëllai i princit të kurorës, Khaled bin Salman, i bëri ambasadorit arab në Amerikë. Princi Khaled thuhet se i ka telefonuar Khashoggit në emër të vëllait të tij dhe i ka dhënë siguri për të vajtur në konsullatë.

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385