INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
CIA, e shqetësuar nga zgjerimi i ISIS-it

CIA, e shqetësuar nga zgjerimi i ISIS-it

Publikuar më: 09:15 17-06-2016

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, Xhon Brenan, tha sot se në botë ka dhjetëra mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik, më shumë se sa kishte "Al-Kaeda" në kulmin e veprimtarisë së saj. Ai tha në një seancë të Komisionit të Zbulimit të Senatit se, CIA vazhdon të jetë e shqetësuar për rritjen e rolit të Libisë si bazë e operacioneve për militantët e Shtetit Islamik, i cili ka atje 5 deri në 8 mijë luftëtarë.

Brenan u tha senatorëve se Grupi "Shteti Islamik" po studion mundësinë për të futur operativët e tij në Perëndim, me anë të grupeve të refugjatëve, nëpërmjet trafikimit të personave dhe mjeteve të ligjshme të udhëtimit. Drejtori i CIA-s tha se, ashtu siç u vu re edhe në ngjarjet e Orlandos dhe San Bernardinos në SHBA, ISIS-i po përpiqet të frymëzojë sulme terroriste nga ana e simpatizantëve, të cilët nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me këtë grup.

Article Logic
Execution time: 0.002924919128418