INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
CIA: Shqipëria burimi kryesor për prodhimin e kanabisit

CIA: Shqipëria burimi kryesor për prodhimin e kanabisit

Publikuar më: 15:20 20-08-2018

Në një raport të publikuar disa ditë më parë nga CIA, Shqipëria vijon të mbetet burimi kryesor i prodhimit të lëndëve narkotike.

Ndër të tjera në raport deklarohet se vendi ynë është një pikë aktive për transitin e dograve nga Azia e Jugut, Perëndimore drejt Europës.

Në raport nuk mungojnë dhe të dhënat mbi korrupsionin, ku specialistët e kanë cilësuar Shqipërinë si një vend ideal për pastrimin e parave që vijnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe të qenieve njerëzore.

Inteligjenca amerikane jep alarmin për shtimin e rrezikut të terrorizmit në Mal të Zi. Në raport thuhet se sekti japonez "Aum Shinrikyo" po përmirëson rrjetin e tij në Malin e Zi, megjithëse shumica e anëtarëve u dëbuan dy vjet më parë.

Mali i Zi është i vetmi vend në rajon ku CIA paralajmëron për rrezikun e terrorizmit. CIA thotë se Serbia nuk i zgjidhi problemet kufitare me Kosovën, Kroacinë dhe Bosnje dhe Hercegovinën.

Pretendohet se rruga për transportimin e heroinës nga Azia në Evropë kalon nëpër Serbi dhe se ekonomia e saj është e ndjeshme kur është fjala për pastrimin e parave.

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488