“Nëntori” është një nga këngët më të bukura të Arilena Arës, me sukses të padiskutueshëm në vendin tonë dhe më gjërë. Pothuajse çdo javë e shihnim në vendet e para në chart-et lindore si Rumani, Rusi duke kryesuar një pjesë të mirë të tyre dhe sigurisht duke mahnitur me performancat e saj në skenat e ndryshme të këtyre vendeve.
Por siç duket Arilena do të jetë “babagjyshi” i krishtlindjeve sepse do të na sjellë plot 5 këngë të reja.
Me një postim në Instagram, këngëtarja ka treguar se 5 këngë të titulluara, “Snoë in December”, “Kido”, “Silver & Gold”, “Zemër” dhe “Të huaj” do të jenë dhurata e saj për këto festa.
Epo, faleminderit Arilena!