Pas sherrit me Noizy-n, Enca dihet se nuk është më pjesë e OTR dhe dikush duhet t’i zërë vendin. Mirëpo këngëtarja e njohur është shprehur me parë se nuk ka një tjetër si ajo dhe është e pazëvendësueshme. Ama mesa duket OTR e kanë gjetur zëvendësuesen e Encës dhe duhet ta pranojmë se është me të vërtetë seksi. Por, cila është vajza e re që do të jetë pjesë e këtij labeli? Disa kohë më parë është përfolur se do të ishte pikërisht Keisi Medini, vajza seksi e Sabianit e cila ka “tërbuar” internetin me pozat e saj të nxehta. Dhe këto dyshime lindën pas pozimit të bukuroshes me Noizyn, por që ata nuk e zyrtarizuan asnjëherë.
Ditën e sotme, Keisi ka festuar ditëlindjen e 17 dhe mbi tortën e saj shkruhet "Në këtë ditë ka lindur një mbretëreshë. Keisi! OTR" si dhe mbi të gjendet një mikrofon.
Epo mesa duket, gjithçka po zyrtarizohet!