INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ciao MBRETI, vendi i parë i takon ENCA-s! Ja lëvizjet e duhura për sukses dhe pse 'Kujt po i han' pritet të jetë super HIT!

Ciao MBRETI, vendi i parë i takon ENCA-s! Ja lëvizjet e duhura për sukses dhe pse 'Kujt po i han' pritet të jetë super HIT!

Publikuar më: 19:50 12-10-2018

Njerëz është e kotë të vazhdojmë me: Waa, shiko Enca ka përdorur 'photoshop'! Pse zhvishet kështu kjo?! La nam! Është e kotë pasi Enca e di mjaft mirë se shumë i thonë këto fjalë, por në fund e di që shumë nga këto 'gojë të liga' në fund e ndjekin ngado në koncerte dhe këngët e saj i dëgjojnë në makinat e tyre apo edhe nëse nuk e ndjekin në rrjete sociale, prap videot e saj i shohin.
Por Enca këtë herë ka zgjedhur të thotë ajo diçka me "Kujt po i han". Vetë titulli tregon sesi asaj nuk i interesojnë fjalët lart e poshtë, por ky projekt vërtet pritet të ketë sukses dhe kjo për vetë faktin se Enca ka bërë lëvizjet e duhura për të qenë IN, që edhe ata që e "urrejnë" ta klikojnë, njëjtë si Cardi B, jo më kot janë "Peshorja" në horoskop.

1.Një ndër lëvizjet më të zgjuara ishte AUTOIRONIA! Gjë që jo shumë njerëz apo artistë e përdorin dhe shumë pak e kuptojnë se të dish të “tallesh” me veten është sekreti i lumturisë. Lëvizje që përdori Enca në klipin e projetit "Kujt po i han" ku fillon me dy vajzat simpatike të ekranit Sara Kolami dhe Dea Mishel.
Vajzat në këtë rast janë publiku dhe dyshja ndodhet në një muze me fotot e këngëtares, ato shkëmbejnë një dialog të shkurtëe. Ndërkohë që Dea e admiron Encën për trupin, Sara i thotë se nuk janë format e saj, por ka përdorur 'photoshop'. E bukura është se këtu Enca bëhet "frymor" nga piktura dhe na bën me dije se po i sheh dhe dëgjon. Kështu që në këtë kohë fillon kënga dhe Sara i thotë Deas se e pëlqen shumë këtë këngë por thotë se nuk ka shanse që të jetë projek i Encës. Dhe këtu dalim tek pjese se edhe pse shumë nuk janë fansa të Encës ata janë fansa të muzikës së saj.

sd.png

2. Bashkëpunoi me ish-"armikun" e saj, Don Phenom!
Edhe pse tashmë janë shumë miq të mirë, dikur dysha Enca-Phenom nuk kishin kontakt pasi OTR (ish-grupi i këngëtares) nuk ka patur marrëdhënie të mirë me reperin. Por bashkimi bën fuqi dhe ja ku dyshja bëri për vete në pak minuta shumë dëgjues.

sd1.png

3. Enca nuk ka nevojë ta quajë veten repere, pasi DISS-at nuk mungojnë edhe në tekstin e "KPIH", duke ju treguar të gjithëve sesi ia ka dalë duke punuar dhe sot është numër 1 dhe këtë nuk e mohojmë dot pasi vërtet Enca është shqiptarja e parë që ka rreth 2 milion ndjekës në Instagram, gjë që është e verifikueshme në momentin që flasim. Madje deri më tani Enca nuk ka qenë në fokusin e medias rozë online për arsye lidhjesh dashurie, duke ia bërë këtë të ditur vajzave VIP dhe jo vetëm se nuk ka nevojë për dashnor për këto arritje.

"Une ja kom nis
Kur skam pak asigjo’
Made it to the top
Ti hala je tu pa
Mu sem vyn dashnor per me mrri ktu ku jam"

e.png

4. LOJA E SHAHUT! (Ciao MBRETI, vendi i parë i takon ENCA-s!)
Enca mund të jetë ndër artistet e pakta që kujdesen edhe për detajin më të vogël në videoklip, si ndryshimi i shumtë edhe në 'look' e veshje. Këtë herë loja e shahut ka qenë nje 'simbol' që ka një kuptim mjaft të fortë. Në këtë lojë (industria muzikore shqiptare) Enca është "Mbretëresha" dhe në fund ajo ia bën CIAO "Mbretit", duke i thënë "Kujt po i han" edhe nëse s'jemi bashkë ;)!

Nga Armend Dumbo

e1.png

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549