Ciara është gati t’i thotë edhe një herë më shumë lamtumirë beqarisë.
Këngëtarja pritet që këtë fundjavë të shkëmbejë premtimet për dashuri të perjetshme me të dashurin e saj, sportistin Rusell Wilson. Burime pranë çiftit thonë se Ciara e ka patur festën e saj të beqarisë në Las Vegas rreth dy javë më parë, ndërkohë që janë fotografuar ditën e dielë në të bardha në drekën e paradasmës, një traditë kjo amerikane. Megjithatë martesa e tyre nuk do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, por në Londër, aty ku çifti kanë udhëtuar së bashku me 100 të ftuarit e dasmës!