INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ciara e tepron, provokon Future aty ku nuk mban më [VIDEO]

Ciara e tepron, provokon Future aty ku nuk mban më [VIDEO]

Publikuar më: 10:54 12-07-2016

Asaj që reperi Future i druhej më shumë, ndodhi.

Djali i tij 2-vjeçar, Future Jr, i ka thërritur bashkëshortit të Ciara-s, Rusell Willson, “babi”. Teksa ishin të ftuar për një intervistë televizive, në dhomën e grimit hyn vogëlushi me dadon e tij dhe kërkon një puthje nga mamaja e tij, Ciara. Por vetëm pak sekonda më vonë ai thërret Russell “babi”. Këtë video këngëtarja e muzikës RnB e ka postuar në mediat sociale, megjithate kemi bindjen që kjo nuk do të jetë një kafshatë e lehtë për t’u përtypur nga reperi Future, babai biologjik i djalit. Të mos harrojmë që ky i fundit nuk ka një marrëdhënie aspak të mirë me çiftin Ciara dhe Russell, përkundrazi shpeshherë i ka bërë ato objekt kërcënimesh serioze!

Article Logic
Execution time: 0.0041630268096924