INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ciara nuk do të marrë atë që dëshiron për Shën Valentin

Ciara nuk do të marrë atë që dëshiron për Shën Valentin

Publikuar më: 11:07 12-02-2016

E teksa të gjithë po bëhen gati për fundjavën romantike dhe të nxehtë të Shën Valentinit, Ciara duket se do ta kalojë atë duke bërë muhabet.

E themi këtë pasi në një intervistë të fundit të dhënë për revistën "Cosmopolitan", artistja ka treguar se ende nuk ka pasur marrëdhënie intime me të dashurin e saj Russell Wilson, dhe se kjo gjë do të ndodhë vetëm pasi ata të martohen. Megjithatë Ciara ka sqaruar se kjo nuk është zgjedhje e saj, përkundrazi është e futbollistit i cili na qenka një i krishterë i devotshëm. Sipas këngëtares 30-vjeçare gjërat në lidhje po shkojnë shumë mirë, pavarësisht faktit se e ka tepër të vështirë ti mbajë sytë larg të dashurit seksi. E njëtja gjë vlen edhe për Russell i cili po përpiqet me çdo mënyrë mos të prishë rregullin e tij në lidhje me jo marrëdhënie intime para martese, për të cilin doli publikisht hapur në prill të vitit të kaluar. Hmmm të paktën ngushëllohen me faktin se në këtë mënyrë mund të kuptojnë se sa e duan njëri tjetrin në të vertetë!

 

Article Logic
Execution time: 0.0043799877166748