Është bërë zakon tashmë që çdo të shtunë përpara Big Brother të zbulohen emrat e çiftit që do të shërbejnë si opinionistë të kësaj nate.
Pavarësisht se çdo javë bëhet fjalë për emra të njohur për publikun, këtë herë janë edhe më të njohur për Big Brother pasi njëri prej tyre nuk e ka për herë të parë këtë pozicion. Burime pranë Blitz.al bëjnë me dije se çifti i sotëm do të jetë ai i Marcela Latit dhe Armand Pezës. Pikërisht ky i fundit rikthehet në kolltukun e opinionistit në Big Brother, pozicion të cilin e ka majtur edhe përgjatë disa edicioneve të tjera.