INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çiftet pas të cilëve ishit të çmendur në vitet 2000 [FOTO]

Çiftet pas të cilëve ishit të çmendur në vitet 2000 [FOTO]

Publikuar më: 11:50 14-06-2016

PUFF DADDY DHE JENNIFER LOPEZ

J.Lo dhe Puffy u shoqëruan nga 1999 në 2001 (kur ai akoma njihej si Puff Daddy). Pas ndarjes, Puffy tha për “New York Daily Neës” :  "... Jam i lumtur për të. Gjithmonë do të jem aty për Jenniferin, qoftë për biznes apo për çështje personale”

JENNIFER LOPEZ DHE BEN AFFLECK

Çifti "Bennifer" lindi në 2002 pak pas produksionit të “ Gigli”. Ben do të merrte pjesë në videon “Jenny From the Block", do t’i propozonte J.Lo-së dhe do të realizonte “Jersey Girl”. Më shumë se 10 vjet pas ndarjes së tyre, J.Lo tha për revistën “People” këtë vit se ajo kishte qenë një dashuri tërësisht e pafajshme dhe se i kishte kushtuar shumë që ta harronte.

MACAULAY CULKIN AND MILA KUNIS

Ata dolën bashkë për 8 vjet përpara se ta quanin të mbyllur në 2011. “Ne jemi rritur bashkë” tha ajo për “Women's Health” në 2009. "Ti gjen dicka të qëndrueshme në jetën tënde dhe ajo është gjithçka që të duhet. Ne kemi ulje-ngritjet tona, por punojmë me to derisa një ditë nuk mundesh”.

KANYE WEST DHE ALEXIS PHIFER

Ata u shoqëruan me shkëputje për 6 vjet dhe u fejuan në 2006. Nga 200, jo shumë kohë pas humbjes së mamasë së tij, Donda, ata u ndanë duke na dhënë një nga albumet më të mira në historinë e muzikës: “808s and Heartbreak”

KANYE WEST DHE AMBER ROSE

Kanye dhe Amber filluan të dilnin jo shumë kohë pas ndarjes së tij nga Alexis Phifer. Lidhja e tyre frymëzoi "The Blame Game," off My Beautiful Dark Tëisted Fantasy. Më shumë se 6 vjet më vonë, ata përbëjnë lajme interesante me njëri-tjetrin.

PARIS HILTON DHE STAVROS NIARCHOS

Trashëgimtari grek i anijeve, u nda me Mary-Kate Olsen për të qenë me trashëgimtaren Hilton në 2005, me të cilën do të ndahej një vit më vonë. Më parë Paris ishte e fejuar me Paris Latsis, një tjetër trashëgimtar grek anijesh.

MICHELLE WILLIAMS DHE HEATH LEDGER

Pas 3 vjetësh dhe një fëmije bashkë, aktorët që luajtën në “Brokeback Mountain” bashkë, i dhanë fund lidhjes së tyre në shtator 2007. Ledger u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Janar 2008. “Zemra ime është e thyer” tha Michele në një deklaratë kaq të trishtueshme sa mund t’ju përlotë akoma.

MARIAH CAREY DHE NICK CANNON

Në Prill 2008, përfaqësuesi i saj mohoi që ajo dhe Nick ishin bashkë. Një muaj më vonë, ajo u bë gruaja e tij. Ata u ndanë vitin e kaluar dhe Nick është shprehur se ai ndoshta nuk do të martohet më kurrë.

CAMERON DIAZ DHE JUSTIN TIMBERLAKE

Ata i dhanë fund lidhjes së tyre 3 vjeçare në 2006 dhe në 2011 luajtën në filmin “Bad Teacher” duke provuar se nuk kishte inate mes tyre.

JOHN MAYER DHE JENNIFER ANISTON

"Unë e përfundova atë lidhje sepse nuk dua të humbas kohën e dikujt nëse gjërat nuk shkojnë” tha John jashtë palestrës së tij, pasi ai dhe Jen u ndanë për herë të parë në 2008. Ata u rikthyen bashkë dhe u ndanë sërish vitin që pasoi. 

TOM CRUISE DHE SOFIA VERGARA

Tom doli me Sofian pas ndarjes në 2004 nga Penelope Cruz dhe përpara romancës me Katie Holmes në 2005. Sipas bibliografistit të tij, Andrew Morton, ishte Sofia ajo që i dha fund pasi nuk duronte dot përkushtimin e tij ndaj Scientologjisë.

KEVIN FEDERLINE DHE BRITNEY SPEARS

K-Fed dhe Britney u fejuan në Korrik 2004 pas vetëm 3 muajsh njohje, pastaj u martuan në shtator. Lidhja e tyre e vrullshme e dashurisë, u dokumentua në reality shoën e shkurtër por legjendar të Britney dhe Kevin, “Chaotic”. Ata patën dy fëmijë bashkë, Sean dhe Jayden, përpara se Britney të firmoste për divorcing në Nëntor 20016 uke cituar “mospërputhje të papajtueshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0039868354797363