INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çiftet që janë ndarë në stinën e verës, duhet të bëjnë me vrap këto 3 gjëra

Çiftet që janë ndarë në stinën e verës, duhet të bëjnë me vrap këto 3 gjëra

Publikuar më: 10:53 17-08-2018
Sipas ekspertëve, nëse një çift ndahet në stinën e verës, duke  prishur planet që kishin bërë së bashku për pushime  duhet të veprojnë kështu:
1. Shfrytëzoni  kursimet që keni mbledhur
Nëse ndiheni keq, që planet ju prishën mos u shqetësoni fare. Shfrytëzoni kursimet që keni mbledhur deri më tani dhe mos u mendoni gjatë për çmimet e pushimeve. Nëse ai u largua, sipas intv.al nuk është fundi i botës, pasi mund t’i përballoni vetë gjërat.
2. Mblidhni shoqërinë 
Edhe nëse mund t’i keni lënë pas dore, siç bëjnë femrat kur janë të lidhura, ka ardhur momenti t’ia dini vlerat shoqërisë. Organizohuni nëpër fundjava me to dhe udhëtoni në ndonjë vend interesant. Sipas intv.al nuk do ia ndjeni mungesën atij që ju la pikërisht në stinën e verës.
3. Largohuni nga rrjetet sociale
Edhe  pse në ditët e sotme është e vështirë për t’u larguar nga rrjetet sociale, mjafton të përpiqeni. Kjo gjë do ju ndihmojë të mos shikoni ndonjë postim t ëish-it tuaj dhe mos t’ja jepni as atij kënaqësinë të shikojë se ku po argëtoheni ju. Prandaj, sipas intv.al vajza mos e vrisni fare mendjen, bëni qejf edhe pa partner.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773