INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çiftet që ndau Ermal Mamaqi [FOTO]

Çiftet që ndau Ermal Mamaqi [FOTO]

Publikuar më: 12:52 13-02-2017

Ermal Mamaqi  godet sërish!

Moderatori u cilësua si “molla e sherrit” për prishjen e marrëdhënies më të fundit në showbizz, mes Encës dhe Noizy-t. Teksa ky i fundit ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, kur po flisnin për arritjen e tyre të fundit duke u bërë pjesë e Universal Music, moderatori e ngacmoi me pyetjen: ‘Pse Enca u bë para teje pjesë e Universal Music”?”  “Unë e futa Encën”, ia ktheu ai. Si duket kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares e cila e quan veten “self made” dhe nuk do që t’i hiqen meritat. Kështu ajo menjëherë më pas i kërkuar Noizyt takim privat për t’u sqaruar, takim ky që nuk u bë kurrë. 

Ndërkohë 30 vjeçari  intervistën e  fundit të dhënë nga Enca për emisionin Prive në Kosovë, nuk e ka pritur aspak mrië. Sipas tij, Enca është treguar mosmirënjohëse duke thënë se pjesë e Universal ishte bërë me staffin e saj dhe me forcat e veta ndërkohë nuk e ka  përmendur aspak reperin apo grupin OTR. Kjo e ka acaruar shumë këtë të fundit i cili  pasi i dedikoi “një status” publik ish bashkëpunëtores së tij, e largoi edhe nga grupi OTR.

Noizy.png

Ndërsa këngëtarja në postimin e saj, i ka bllokuar komentet duke mos i lënë mundësi askujt të komentojë. 

encas.png

Ndërkohë  Noizy dhe Enca nuk janë çifti i vetëm që Ermali ndan. Kujtojmë që e njëjta gjë ndodhi edhe me Tunën dhe Cozman. Mjaftoi një pyetje sërish provokuese që Ermali i bëri të ftuarit të tij, Noizyt, që ky i fundit të tregonte troç femrat me të cilat kishte fjetur. Dhe njëra ndër to ishte edhe Tuna. Pas kësaj,sih çifti i shumëpërfolur, u nda.

dyshos.png

Cili do të jetë i radhës? 

Article Logic
Execution time: 0.0030701160430908