INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çiftet që qeshin me shakatë e njëri-tjetrit qëndrojnë gjatë së bashku!

Çiftet që qeshin me shakatë e njëri-tjetrit qëndrojnë gjatë së bashku!

Publikuar më: 10:37 20-01-2019

Çiftet që argëtohen me njëri-tjetrin kanë më shumë gjasa të jetojnë gjatë së bashku . Shakat janë veçanërisht të rëndësishme sepse ato "afirmojnë marrëdhënien tuaj nëpërmjet të qeshurit", pohojnë kërkuesit. Por, ata paralajmërojnë se çiftet që ndajnë "shaka ndonjëherë" nuk kanë gjasa të kenë një marrëdhënie të gjatë, ndërsa ata që bëjnë shaka të hidhura tregojnë se kanë një problem në marrëdhënien e tyre. Studimi i kryer nga Universiteti i Kansasit tregon se humori midis partnerëve romantikë është një komponent i rëndësishëm në lidhjen dhe vendosjen e sigurisë. Shkencëtarët analizuan 39 studime të përbërë nga më shumë se 150,000 pjesëmarrës për të përcaktuar se sa i rëndësishëm është të bërit shaka në një marrëdhënie romantike. Rezultatet sugjerojnë se nëse jeni njeri që bëni shaka, apo humor me gjithçka nuk do të thotë se do të jeni më me fat në dashuri. Por çiftet që 'krijojnë humor së bashku' bëjnë shumë shaka në marrëdhënien e tyre, kanë më shumë gjasa të zgjasin qëndrimin bashkë. Studiuesit thonë se njerëzit kërkojnë ndjenjën e humorit në një bashkëshort. Kjo pasi nëse ndani një ndjenjë të asaj që është qesharake, ajo afirmon marrëdhënien tuaj nëpërmjet të qeshurit. Por, ndërsa qeshni me partnerin mos shkojnë shumë larg me shakatë. Nëse krijohet një ndjenjë agresive humori kjo është një shenjë e keqe për marrëdhënien në përgjithësi, thonë studiuesit.

Article Logic
Execution time: 0.0016999244689941